Lidhje


DW: Trumpi i adhuruar në Serbi

Duke folur për ofertën serbe për pritje, të takimit mes Putin dhe Trump, Vuçiq theksoi se Trump nuk ka pasur asnjë mbështetje të tillë askund në botë si në Serbi. Sipas sondazheve, kjo është e vërtetë - në fakt, mbështetja në Serbi ishte më e lartë se ajo që Trump pati në SHBA. Sipas një sondazhi të Gallup nga tetori i vitit të kaluar, deri në 59 për qind e serbëve "mbështetën" Trumpin, ndërsa vetëm 29 për qind mbështetën kandidaten demokrate, Kamala Harris.

 

Kjo është e vetmja mbështetje mbi 50% për Trump në të gjithë Evropën. Në Zvicër, si mikpritës i mundshëm i takimit, Trump u mbështet nga vetëm një e katërta e qytetarëve, ndërsa Harris u mbështet nga 61 për qind.

 

Serbia tashmë ka bërë lëvizje duke investuar në marrëdhëniet me Trump. Para së gjithash me marrëdhëniet e mira me të besuarin e tij të ngushtë, Richard Grenell, por edhe me dhënien e hapsirës ku gjendet Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë, i bombarduar gjatë luftës në qendër të Beogradit, për dhëndrin e Trumpit, Jared Kushner, për të ndërtuar hotele dhe apartamente.

 

"Qeveria serbe sigurisht nuk beson se administrata Trump do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Kosovës. Por beson se për çështje të tilla si pozita ekonomike e serbëve në veri të Kosovës dhe mbrojtja e monumenteve dhe objekteve fetare në Kosovë, ata mund të marrin arrijnë më shumë nën administratën Trump”, tha së fundi për DW, Vuk Vuksanoviq, një studiues në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë./DW

XS
SM
MD
LG