Santorini nuk gjen qetësi, tërmeti i fortë 'shkund' ishullin
Monday, 17 February 2025 19:11

Për disa ditë me radhë, ishulli grek Santorini vijon të mos gjejë “qetësi” nga tërmetet, që e kanë lëkundur tokën herë pas here. Ditën e sotme ishulli është ‘goditur’ sërish nga një tërmet i fortë, i cili kishte një magnitudë prej 5.1 të shkallës Rihter.
Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ndodhi para orës 10:00 të mëngjesit të sotëm. Po ashtu bëhet me dije se lëkundjet e tërmetit janë ndier veçanërisht edhe në Atikë. Më herët në të njëjtën zonë është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.1 Rihter.
/GT