Lidhje


Tuneli Tetovë-Prizren/qeveria kërkon autorizimin nga presidentja për nënshkrimin e marrëveshjes me RMV-në

Në mbledhje elektronike të mbajtur mbrëmjen e sotme është miratuar vendimi për të kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhënien e autorizimit ministrit të Mjedisit, Liburn Aliu për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut. Studimin e fizibilitetit e ka kryer Ministria e Mjedisit, sipas së cilës, rruga Prizren-Tetovë do të jetë rreth 50 kilometra e gjatë dhe do të përfshijë një tunel prej 6.4 kilometrash, duke shkurtuar kohën e udhëtimit në më pak se një orë.

 

Në njoftim thuhet se në këtë marrëveshje Qeveria e Kosovës përfaqësohet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ndërsa Qeveria e Maqedonisë së Veriut përfaqësohet nga Ministria e Transportit dhe Linjave.

 

 

Për këtë projekt, Qeveria ka siguruar buxhetin përmes ligjit në fuqi për ndarjet buxhetore për vitin 2024.

 

 

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sonte një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për nënshkrimin e Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për Ndërtimin e Tunelit në rrugën Tetovë-Prizren ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Për këtë projekt, Qeveria ka siguruar buxhetin përmes ligjit në fuqi për ndarjet buxhetore për vitin 2024”, thuhet në njoftim.

 

 

Marrë nga/Arbresh.info

XS
SM
MD
LG