Lidhje

  • Kalo në faqen Home
  • Kalo tek faqja Home
  • Kalo tek kërkimi
Link has been copied to clipboard
  • Fillimi
  • Vendi Rajoni Bota
  • Studime Refelksione me Kur'anin Refleksione mbi Sunetin
  • Lajme Aktivitete Njoftime Hutbe Intervista
  • Personalitete Ngjarje
  • Forum
Na Ndiqni!
site logo site logo
site logo site logo
Paraardhëse Tjetra
Lajm i Fundit
Editorial Analiza Pasazhe

Home Aktualitet Rajoni E konfirmon presidentja, Kenia e ka njohur Kosovën


E konfirmon presidentja, Kenia e ka njohur Kosovën

Thursday, 27 March 2025 10:36
  • Written by rtklive
Pak më parë Presidencës së Kosovës i arriti edhe zyrtarisht vendimi i nënshkruar nga presidenti i Kenias, William Ruto se ky shtet njohu Kosovën shtet të pavarur e sovran. Këtë e konfirmoi presidentja Vjosa Osmani.
 

“Kjo njohje është një dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme për të drejtën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial. Njëkohësisht është edhe njohje e vuajtjeve të gjata e sakrificës shekullore të popullit të Kosovës për liri”, ka shkruar Osmani në Facebook.
 
E para e shtetit në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, ka shprehur falënderime ndaj presidentit të Kenias, William Ruto, për këtë vendim që e quajti të drejtë dhe të rëndësishëm, si dhe ndaj institucioneve dhe qytetarëve kenianë që mbështetën këtë hap të madh diplomatik.

 
“Përgjatë këtyre viteve, kam zhvilluar disa takime të rëndësishme me të, dhe në të cilat njohja e Kosovës ka qenë temë kryesore e diskutimeve. Presidenti Ruto vazhdimisht siguronte popullin e Kosovës se vendimi për njohje do të merret shpejtë, bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe në sakrificën e gjatë të popullit tonë”, ka shkruar Osmani.


Presidentja ka shprehur mirënjohje atyre që kontribuuan në këtë proces, veçanërisht ish-presidentit e ish-kryediplomatii kosovar, Behgjet Pacolli.


“Një mirënjohje e veçantë shkon për të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces. Falënderim të veçantë për angazhimin e vazhdueshëm të ish-presidentit dhe ish-ministrit të punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli”, shkroi ajo.

 
Osmani, tha se Kosova vazhdon të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit dhe fuqizimit të pozitës së saj ndërkombëtare.


Shtoi se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Kenias do të thellohen në fusha të ndryshme, ndaj thotë se presin që shumë shpejt të vendosen marrëdhënie diplomatike, duke ndërtuar një partneritet të fortë dhe afatgjatë në mes dy shteteve dhe popujve.


Gjatë ditës, Pacolli, e quajti ditë historike këtë 26 shkurt, derisa ka shpërndarë fotografi nga ceremonia e kësaj njohjeje në zyrën e presidentit kenian.


“Kjo fitore nuk erdhi rastësisht. Ajo është fryt i një pune të gjatë, të palodhur, me përkushtim e sakrificë. Që nga viti 2009, unë personalisht kam lobuar dhe kam biseduar me autoritetet keniane për ta bërë këtë ditë realitet”, ka shkruar Pacolli./rtklive

 

 

 

VIDEO

  • Gylenizmi përmes fjalëve të tij

Facebook Page


Më të lexuarat

1

  • OKB akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve

2

  • Tharje të lëkurës, ushqime të ngrohta: Jeta brenda avionëve që bombarduan Iranin

3

  • Shqiptarët të zhytyr në varfëri! Pse produktet bazë kushtojnë më shumë se në Europë

4

  • Begaj i dha ultimatum Iranit, por Vengu dhe FA i kanë lënë ushtarët e Shqipërisë pa uniforma

5

  • Ministri i.zraelit: Turqia është Irani i ardhshëm, dhe kjo është ajo që do të ndodhë pas 10 vitesh

Back to top
  • Follow Us
  • Lajme
    • Fillimi
    • Kryesore
    • Editorial
    • Analiza
    • Pasazhe
    • Vendi
    • Rajoni
    • Bota
  • Mexhlis
    • Studime
    • Refleksione me Kuranin
    • Refleksione mbi Sunetin
    • Hutbe
    • Personalitete
    • Ngjarje
    • Forum
    • Intervista

XS
SM
MD
LG