Kurti, Rama, Vuçiç dhe Alex Soros bashkë në Shkup
Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup, një ditë para takimit për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga BE.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski ka publikuar fotografitë ku shihet Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit James O’Brien, dhe kreu i BDI Ali Ahmeti. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski, në prag të takimit ka deklaruar se sonte takimi mes liderëve po zhvillohet atmosferë miqësore.
Ditën e nesërme do të mbahet takimi ku do të marrin pjesë edhe Milojko Spajiç, Kryeministër i Qeverisë së Malit të Zi, Srgjan Amixhiq, Ministër i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian.
“Në prag të takimit të nesërm të liderit në Shkup, kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian, sonte në një atmosferë miqësore me liderët e Ballkanit Perëndimor konfirmuam qëndrimet tona për integrimin e rajonit në BE”, shkruan ai.
Shkruan Lapsi.al