Lidhje


Nga të shtënat me armë në Gjilan, tre të vrarë dhe dy të plagosur. U ekzekutuan babai, djali e dhëndri. Pamjet nga vendngjarja

Këto janë pamjet nga ngjarja e rëndë ku tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një incidenti, ku janë përdorur armë zjarri sot në Gjilan.

 

Zëdhënësi i policisë rajonale për Gjilan Ismet Hashani ka konfirmuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova”. Viktimat dyshohet se janë baba me djalin dhe dhëndrin.

 

I dyshuari për rastin është Mefail Shkodra, një shtetas nga Gjilani, i cili për momentin është në arrati, teksa policia kërkon edhe ndihmën e qytetarëve dhe mediave për kapjen e tij.

 

Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë.

 

“Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “.

 

Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave, dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan.

 

I dyshimtë për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës i njohur për policinë i cili për momentin është në arrati.

 

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës, Njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit po i hetojnë rrethanat e këti rasti të rëndë”, deklaroi ai.

 

Shkodra dyshohet se sot rreth 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova”, qëlloi për vdekje një burrë së bashku me të birin dhe dhëndrin dhe la të plagosur një tjetër. Paraprakisht dyshohet se ‘fajdet’ ishin shkaku, megjithatë pritet zbardhja e ngjarjes nga grupi hetimor./tpz

XS
SM
MD
LG