Lidhje


Kosovë/ Reagon Kurti: Ajo që ndodhi në Mitrovicë me zgjedhjet duhet të hetohet

Rezultatet paraprake nga zgjedhjet lokale tregojnë që Vetëvendosje ka ruajtur rritjen nga zgjedhjet në zgjedhje dhe është ngritur si forcë kryesore edhe në nivel lokal. Numërimi i votave të diasporës vazhdon, por fitoret e para janë të qarta. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një deklaratë për media tha se:

“Kjo është dhurata më e mirë nga populli. Sot i përvishemi punës për balotazhin. Duam të fitojmë në këto komuna dhe të kthehet ose të vazhdojë qeverisja e mirë, që komunat të ecin përpara, ku qeveriset me transparencë.”

 

Duke folur për incidentet me exit pollet në Mitrovicë, Kurti kërkoi hetim të thellë dhe paralajmëroi

 

“Ajo që ndodhi në 12 tetor për raportimet me Mitrovicën duhet hetuar, nuk është huqje, por ndërhyrje në proces. Exit pollet me 16 pikë gabime nga organizata të ndryshme, nuk janë një huqje. Ky është cënim i demokracisë. I ftoj organet e drejtësisë të merren me këtë çështje.”

 

Sa i përket rezultateve, Kurti deklaroi se:

 

“VV i fitoi 3 komuna pa balotazh. PDK fitoi 3 komuna pa balotazh. LDK fitoi 2, AAK 1. Fokusi i VV është qytetari edhe si banor komune.”

 

Ai shtoi se në 12 komuna të tjera Vetëvendosje do të garojë në raundin e dytë dhe shpreson të fitojë në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Gjakovë, Pejë, Kaçanik, Vushtri, Fushë Kosovë, Rahovec dhe Viti.

 

Për qeverinë e re, Kurti tha:

 

“Dita e fundit kur do të mbahet seanca ku do të prezantoj kabinetin është 26 tetori. Shumë shpejt, që këtë javë do të nisim komunikimin për qeverinë. Kosovës i duhet një mandat i ri i qeverisë tonë. Seanca mund të mbahet edhe më herët, por 26 tetori është afati i fundit. Nëse nuk ka qeveri Kurti 3, jemi të gatshëm për zgjedhje të reja.”/euronews

XS
SM
MD
LG