Lidhje


LVV më e votuara, dominon dhe në diasporë

Numërimi i votave nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës më 28 dhjetor 2025 ka arritur tashmë mbi 90% të votave të regjistruara. Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), përditësuar në faqen zyrtare më 2 janar në orën 18:35, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbajë vendin e parë me 49.17% të votave. Madje nëse shikojmë edhe rezultatet e diasporës, LVV atje dominon pasi me 45% të votave të numëruara deri më tani, ka siguruar 85.11% të tyre.

 

Pas LVV-së renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.19%, më pas Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.23%, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 5.67%.

 

Kandidatët më të votuar sipas partive:

 

Lëvizja Vetëvendosje (LVV):

Albin Kurti – 338,296 vota

Glauk Konjufca – 261,745 vota

Hekuran Murati – 137,723 vota

Albulena Haxhiu – 137,579 vota

Donika Gërvalla – 122,551 vota

Partia Demokratike e Kosovës (PDK):

Bedri Hamza – 149,684 vota

Arian Tahiri – 65,844 vota

Përparim Gruda – 60,333 vota

Uran Ismaili – 50,699 vota

Sala Jashari – 43,988 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK):

Lumir Abdixhiku – 77,784 vota

Hykmete Bajrami – 48,921 vota

Ukë Rugova – 42,717 vota

Avdullah Hoti – 38,615 vota

Doarsa Kica Xhelili – 37,951 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK):

Ramush Haradinaj – 39,799 vota

Daut Haradinaj – 23,756 vota

Besnik Tahiri – 23,633 vota

Bekë Berisha – 17,434 vota

Agim Çeku – 16,184 vota

 

Votat e diasporës

 

Ndërkohë, numërimi i votave nga diaspora, votat me postë, ato me kusht dhe për personat me aftësi të kufizuara ka filluar më 2 janar dhe pritet të përfundojë në ditët në vijim.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë edhe rezultatet e votave të dhëna nga shtetasit që jetojnë në diasporë, përmes përfaqësive diplomatike. Nga numërimi i 45% të votave, respektivisht 18 kuti nga gjithsej 40, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 85.11% të tyre. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 6.18%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 5.70%, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 1.56%.

Bazuar në rezultatet aktuale, LVV do të ketë 56 ulëse në Kuvend, PDK 23 ulëse, LDK 15, AAK 6, ndërsa 20 ulëse janë të garantuara për partitë e komuniteteve joshumicë. Nga këto 20 ulëse, Lista Serbe ka fituar 9, ndërsa një ulëse i takon Nenad Rashiq.

 

Siç raporton kallxo.com pjesëmarrja në votime ka qenë 45.03%, duke përfshirë 900 mijë e 330 qytetarë nga 1 milionë e 999 mijë e 204 të regjistruar gjithsej në listën e votuesve. Përveç votuesve brenda vendit, 77 mijë e 86 qytetarë kanë qenë të regjistruar për të votuar jashtë Kosovës.

XS
SM
MD
LG