Lidhje


“Myslimanët dhe Sarajeva janë armiqtë tanë”, Bosnja padit Dodikun për nxitje të urrejtjes

 

Në 11 shkurt 2026, përfaqësuesit e Klubit të Popullit Boshnjak në Parlamentin e Bosnjë e Hercegovinës kanë **ngritur një kallëzim penal kundër kreut të Milorad Dodik, liderit të partisë SNSD, me akuzën se ai ka përdorur gjuhë të urrejtjes që nxisin ndasi kombëtare, racore dhe fetare. Padia vjen pas deklaratës së tij publike ku ai u shpreh qartë: “myslimanët dhe Sarajeva janë armiqtë tanë”, një frazë që, sipas boshnjakëve, përbën nxitje të urrejtjes kundër komunitetit mysliman dhe përçarje në shoqëri. Ata gjithashtu kujtojnë se Dodik në të kaluarën ka bërë paralajmërime mbi rikthimin e ushtrisë së Republikës Sërpska, gjuhë që konsiderohet një kërcënim serioz ndaj stabilitetit ndëretnik të vendit.

 

Në reagimin e tyre zyrtar, përfaqësuesit e Klubit të Popullit Boshnjak theksuan se deklaratat e Dodikut janë “pjesë e një retorike të vazhdueshme ndër vite, që synon të diskreditojë dhe shkelë dinjitetin e boshnjakëve”, duke kërkuar që organet e drejtësisë të veprojnë menjëherë për të ndaluar gjuhën e urrejtjes para se të çojë në pasoja më të rënda në bashkëjetesën ndëretnike. Ata paralajmëruan gjithashtu se do të kërkojnë nga institucionet kompetente zbatimin e plotë të vendimeve të Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila më herët e ka dënuar Dodikun me një vit burg dhe me pezullim të funksioneve publike për shkelje të tjera ligjore.

XS
SM
MD
LG