Lidhje


Donald Trump uron përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka uruar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë, përmes një letre drejtuar presidentes Vjosa Osmani.

 

Në mesazhin e tij, Trump ka riafirmuar mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për shtetin e Kosovës, duke theksuar: “Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Ndërsa marrëdhëniet tona vazhdojnë të thellohen, ne presim me padurim ta zgjerojmë partneritetin tonë, përfshirë përmes rritjes së tregtisë dhe investimeve që nxisin prosperitetin e përbashkët”.

 

Në letër theksohet gjithashtu gatishmëria e Uashingtonit për të bashkëpunuar ngushtë me Prishtinën në funksion të paqes dhe stabilitetit. “Dua t’ju falënderoj ju dhe të gjithë kosovarët për mbështetjen tuaj të vazhdueshme ndaj përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të zgjidhur sfidat globale në Ukrainë, Gaza dhe gjetkë. Gjithashtu e mirëpres Kosovën si një anëtare themeluese të Bordit të Paqes, i cili synon ta bëjë botën më të sigurt, më të fortë dhe më prosperuese”, shkruhet në mesazhin e Trump.

 

Në përmbyllje, përvjetori i Pavarësisë cilësohet si një moment reflektimi mbi arritjet e Kosovës ndër vite dhe si një mundësi për të forcuar më tej bashkëpunimin dhe partneritetin mes dy vendeve.

XS
SM
MD
LG