Lidhje


Osmani takon Rubion: Garanci për paqen dhe mbështetje të fortë amerikane për Kosovën drejt NATO-s

 

Gjatë vizitës zyrtare në Washington, në kuadër të 18-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Kosovë–SHBA, presidentja Vjosa Osmani u prit në Departamentin e Shtetit nga sekretari amerikan Marco Rubio. Sipas Presidencës, Osmani shprehu mirënjohje për ftesën e presidentit Donald Trump që Kosova të jetë shtet bashkëthemelues i Bordit të Paqes, si dhe për garancitë e dhëna për paqen në rajon.

 

Në takim u diskutua thellimi i partneritetit strategjik në siguri, diplomaci, ekonomi dhe mbrojtje. Osmani theksoi rëndësinë e pranisë ushtarake amerikane në Kosovë, mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, si dhe synimin për anëtarësim në NATO si hap i domosdoshëm për paqe afatgjatë. Ajo nënvizoi se partneriteti me SHBA-në është interes jetik dhe ekzistencial për Kosovën, duke kërkuar avancimin e dialogut strategjik bilateral dhe hapjen e kapitujve të rinj bashkëpunimi.

XS
SM
MD
LG