Rubio falënderon Osmanin për trupat e Kosovës në Gaza – Prishtina themeluese e Bordit të Paqes
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, vlerësoi të premten mbështetjen e Kosovës për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Rripin e Gazës.
Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Rubio tha se e falënderoi atë dhe popullin e Kosovës për përkushtimin ndaj paqes dhe stabilitetit si anëtare themeluese e Bordit të Paqes.
“E falënderova gjithashtu presidenten Osmani për kontributin e saj në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza”, shkroi Rubio në platformën X.
Gjeneralmajori Jasper Jeffers, komandant i ISF-së, njoftoi të enjten se pesë shtete janë zotuar të dërgojnë trupa në këtë strukturë të re të sigurisë.
Duke folur në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Uashington, Jeffers tha se Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria kanë premtuar trupa, ndërsa Egjipti dhe Jordania do t’i trajnojnë forcat policore./TRT Balkan