Aksidenti tragjik në Vjenë - Shembja e kantierit u merr jetën tre shqiptarëve të Kosovës
Wednesday, 18 March 2026 12:44
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një kantier ndërtimi në Vjenë, ku si pasojë kanë humbur jetën katër persona. Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, ka bërë të ditur se tre prej viktimave janë shqiptarë të Kosovës.
Sipas informacioneve zyrtare nga autoritetet austriake, aksidenti ndodhi në distriktin Alsergrund. Shembja e një pjese konstruksioni zuri poshtë punëtorët që ndodheshin në vendin e punës.
Autoritetet konfirmuan se tre viktimat e aksidentit të djeshëm janë shqiptarë të Kosovës. Fillimisht u bënë publikë emrat e Pajtim Bajramit, 36 vjeç dhe Asllan Musliut, 49 vjeç, ndërsa më vonë Ambasada njoftoi se edhe viktima e tretë është identifikuar si Istref Zekaj.