Lidhje


Kryeparlamentarja Haxhiu: Do të bëjë gjithçka që mundem që Kosova të mos shkohjë në zgjedhje të reja

 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se do të bëjë gjithçka që është e mundur që të mos shkohet në zgjedhje të reja parlamentare, duke shtuar se nuk është koha që të bëhen lojëra politike dhe të mbahen inate, transmeton Anadolu.

 

Haxhiu deklaroi sot se është e rëndësishme të pritet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani e cila shpërndau Kuvendin këtë muaj.

 

Data 31 mars është kohë e fundit kur pritet që Gjykata ta bëjë publik vendimin.

 

"Kurdo që ky vendim të del natyrisht që është e rëndësishme që ta shohim atë, ta kuptojmë atë dhe pastaj të veprojmë në përputhje me përgjegjësitë. Unë, si kryetare e Kuvendit do të bëjë gjithçka çka është në dorën time dhe në përgjegjësitë e mia si kryetare e Kuvendit që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme", ka thënë Haxhiu.

 

Sipas saj, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjendet një rrugë e përbashkët, të përfarohen qëndrimet dhe të gjendet konsensus në raport me zgjedhjen e presidentit.

 

"Sa i kam parë qëndrimet, edhe të VV-së edhe të shpalosura gjatë kësaj kohe me ftesat që kryeministri Kurti i ka bërë edhe kryetarëve të partive opozitare është një shprehje e interesit, është një shprehje e vullnetit prandaj është e rëndësishme që ky vullnet të ekzistojë nga të gjitha palët. Është e rëndësishme se kemi shumë punë për të bërë", tha Haxhiu duke shtuar:

 

"Nuk mendoj që është koha që të bëhen lojëra politike apo të kemi inate me njëri-tjetrin prandaj, uroj që sapo të dalë vendimi i gjykatës që ta shohim... se ne nuk mund ta dimë se cili do të jetë vendimi i gjykatës, por, është e rëndësishme që ta kemi të qartë rrugën përpara".

 

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme deri më 31 mars ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Kushtetuesja tha se vendimi ia ndalon çdo veprim presidentes Osmani në lidhje me dekretin e 6 marsit si dhe ia ndalon çdo veprim Kuvendit të Kosovës derisa masa e përkohshme është në fuqi.

 

Kriza politike në Kosovë rrodhi nga dështimi i zgjedhjes së presidentit të ri brenda afateve të përcaktuara, pas mungesës së një emri konsensual mes partisë në pushtet dhe opozitës.

 

XS
SM
MD
LG