Lidhje


Kurti për Osmanin: U vërtetua që Presidenti nuk mund të shpërndajë vullnetin e popullit me dekret!

 

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar në seancën e Kuvendit të Kosovës ka po mblidhen në “shtëpinë e demokracisë”, gati një muaj pas dekretit të lëshuar nga presidentja Vjosa Osmani për shpërndarjen e parlamentit.

 

Dekretin e saj, ai e konsideroi në shpërputhje më Kushtetutën, duke thënë se situata e krijuar kërkon qartësi e jo konfuzion.

 

“Gjykata Kushtetuese ka folur për natyrën e Republikës sonë demokratike e parlamentare dhe për kufijtë që Kushtetuta i vendos çdo institucioni. Në këtë rend, shpërndarja e Kuvendit nuk është instrument për të tejkaluar vështirësi politike dhe është vërtetuar e dëshmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, tani, që Presidenti nuk mund të shpërndajë vullnetin e popullit”- tha Kurti, duke shtuar se kjo nuk mund të bëhet as në presion të afateve e paqartësive kushtetuese.

 

Ai ka shtuar se pas qartësimit, nuk ka boshllëk por Kuvendi është funksional dhe i kthehet punës.

 

Sipas tij, rruga përpara nuk është me pengesa e inate, por pritet prej Kuvendit ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare e nismave legjislative.

 

“Shteti nuk ka ndalur së vepruari dhe nuk ka asnjë arsye që ne ta ndalim atë. Përkundrazi, çdo përpjekje për ta ndërprerë këtë funksionim do të ishte jo vetëm politikisht e gabuar por edhe një precedent që cenon vet idenë e balancave dhe pushteteve”- ka thënë ai.

 

Kurti ka kërkuar që të kthehet puna aty ku ka mbetur, duke thënë se duhet të vazhdohet me Byronë për Pasurinë e Pajustifikueshme.

 

“Një shtet që nuk i dënon të fortit e padrejtë, në fakt i braktis të dobëtit çdo ditë. Nëse i kërkojmë tatimin secilit që punon me djersë në ballë e vjen i rraskapitur çdo mbrëmje, atëherë cila është arsye që të mos kërkojmë nga ata që pa asnjë përpjekje i çel mëngjesi të pasuruar?”- shtoi Kurti.

 

Ai ftoi për ndalim të abuzimeve me çmimet e larta duke kërkuar të rikthehet ligji për çmimet tavan.

 

Sipas Kurtit nga pandemia e deri te lufta në Lindje të Mesme, secilës sfidë i janë përgjigjur me pako ekonomike.

 

“Sikur në secilën krizë, dikush tenton të përfitojë. Ka tregtarë e biznese të mëdha që kanë shfrytëzuar krizën për të rritur çmimet.”- tha Kurti duke shtuar se në këso raste shteti duhet të ndërhyjë me maturi e vendosmëri duke kërkuar mbështetje nga opozita për ligjin e çmimit tavan.

XS
SM
MD
LG