Lidhje


“MBYLLENI UNMIK-UN!” – SHBA shpërthen në OKB: Kosova s’është më në vitin 1999

 

Përfaqësuesja e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB, Tammy Bruce, ka kërkuar sërish mbylljen e misionit të UNMIK, duke argumentuar se ai nuk ka më rol real në terren.

 

Sipas saj, zhvillimet në Kosova dhe funksionimi i institucioneve vendore, së bashku me praninë e strukturave ndërkombëtare të sigurisë, e bëjnë të panevojshëm vazhdimin e këtij misioni.

 

Bruce theksoi se UNMIK-u u krijua në vitin 1999, në një kontekst krejtësisht tjetër pas luftës, ndërsa sot realiteti në Kosovë ka ndryshuar rrënjësisht. “Nuk ka asnjë arsye që Kosova në vitin 2026 të trajtohet sikur të ishte në vitin 1999”, u shpreh ajo, duke nënvizuar se aktualisht është KFOR ai që luan rol kyç në garantimin e sigurisë.

 

Sipas përfaqësueses amerikane, UNMIK nuk ushtron më funksione qeverisëse, ushtarake apo ndërmjetësuese dhe nuk kontribuon as në siguri, as në paqeruajtje, e as në procesin e normalizimit.

 

Në këtë linjë, ajo u bëri thirrje vendeve që financojnë këtë mision të reflektojnë mbi arsyen pse vazhdojnë të investojnë në një strukturë që, sipas saj, ka humbur funksionin dhe relevancën.

XS
SM
MD
LG