Lidhje


Ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Ushtria serbe me 48 baza ushtarake në vijën kufitare

Armatimi i Serbisë nga Kina dhe Rusia dhe prezenca e 48 bazave operacionale të ushtrisë serbe përgjatë vijës kufitare me Kosovën përbën një rrezik real për Prishtinën zyrtare.Kështu u shpreh ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i cili theksoi se Kosova qëndron afër anëtarësimit në NATO mirëpo problemi mbetet politik që lidhet me mosnjohjen e Kosovës nga disa prej vendeve anëtare.Mes të tjerash, Macedonci ka thënë se grupi serb që kreu sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë ka përdorur armatim dhe të prodhuar në fabrikat shtetërore të Serbisë

 

“Prezenca ushtarake e ushtrisë së Serbisë në jug të territorit të Serbisë dhe prezenca e 48 bazave të përparme operacionale të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe përgjatë vijës kufitare me Republikën e Kosovës duke i shtuar kësaj edhe bazamentin që është qasja hegjemoniste dhe agresive politike e Republikës së Serbisë në raport me Republikën e Kosovës, ky rrezik është real dhe vlerësojmë që përderisa Serbia vazhdon militarizimin, blerjet e sistemeve dhe armatimit nga Rusia dhe Kina dhe përderisa rrit kapacitetet ushtarake dhe sidomos ato në kufi me vendin tonë, ky rrezik është real dhe vlerëson që vendi ynë do ta trajtojë me të vërtetë si një rrezik real,” thotë Maqedonci./ Lapsi.al

 

XS
SM
MD
LG