Lidhje


Kosova dhe Shqipëria bashkë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

 

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se qëllimi i marrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë është sigurimi i organizimit të suksesshëm të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

 

Kurti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për realizimin e këtij projekti madhor.

 

“Qëllimi i kësaj marrëveshje është sigurimi i organizimit të suksesshëm të Lojërave Mesdhetare përmes një kornize të qartë bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve ku Kosova vepron si shtet mikpritës ndërsa Shqipëria në rolin e partnerit për organizimin e disiplinës së lundrimit në Durrës.

 

Përmes këtij bashkëpunimi sigurohet realizimi i plotë i detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e qytetit mikpritës dhe dokumentet përkatëse ndërkombëtare. Ky projekt përfaqëson një mundësi të rëndësishme për rritjen e profilit ndërkombëtarë Kosovës dhe për zhvillimin e sportit dhe të ekonomisë. Në thelb është një iniciativë strategjike që forcon bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe promovon Kosovën në arenën ndërkombëtare”, tha Kurti.

XS
SM
MD
LG