Lidhje


Forcat serbe vranë 376 persona, 27 vite nga masakra e Mejës

 

27 vjet më parë, më 27 prill 1999 forcat serbe kryen një tjetër masakër duke vrarë 376 persona në Mejë të Gjakovës. Forcat serbe rrethuan zonën dhe kryen masakrën me ekzekutime masive.

 

Masakra nisi që në orët e para të mëngjesit ku djemë dhe burra nga mosha 15-60 vjeç u grumbulluan dhe më pas i ekzekutuan.

 

Atë ditë asnjëri nga të ndalurit nuk arriti të dilte i gjallë. Disa trupa u gjetën nëpër varreza masive në Kosovë ndërsa të tjerët ende nuk dihet se ku mund të jenë nëpër Serbi.

 

Pavarësisht kërkesave të familjarëve dhe organizatave të ndryshme në Kosovë që trupat e tyre të kthehen nga Serbia, kjo gjë është zvarritur dhe ende nuk është bërë.

 

Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri më 1999, janë vrarë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende në kërkim.

XS
SM
MD
LG