Kosovë, nis seanca e jashtëzakonshme për presidentin, opozita nuk merr pjesë
Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca e jashtëzakonshme për diskutimin për çështjen e presidentit, një ditë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e tij.
Të pranishëm nuk janë të pranishëm deputetë të partive opozitare.
LVV-ja në pushtet u ka kërkuar partive opozitare, PDK dhe LDK, që të paraqesin tre emra jopartiakë për president.
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, tha se partia e saj është e gatshme të japë nënshkrimet e nevojshme për tre kandidatë për president, sapo që emrat të propozohen nga PDK-ja dhe LDK-ja.
“Arsyeja e tre kandidatëve është që PDK dhe LDK të bëhen pjesë e procesit. Dhe, do të shmangeshin zgjedhjet e reja sepse do të merrnin pjesë në votim 80 deputetë”, tha ajo.
Nagavci tha se LVV tërheqë kandidatët e saj për president, por opozita duhet që paraprakisht të propozojë të paktën dy emra për president.
Ajo tha se pranuar asnjë nënshkrim nga LDK-ja për të propozuar ish-presidenten Vjosa Osmani për presidente.
E pyetur që të konfirmojë raportimet se LVV po bisedon me Bashkim Jasharin që ai të kandidohet për president, Nagavci tha:
“Nuk mund të konfirmoj informacionin që po qarkullon në media. Ajo që mund të konfirmoj është që si LVV kemi bërë propozime të njëpasnjëshme dhe i fundit ishte propozimi i tre kandidatëve”.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që nëse deputetët s’arrijnë të zgjedhin presidentin deri më 28 prill, vendi shkon në zgjedhje, që duhet të mbahen brenda 45 ditësh.