Feride Rushiti mori vetëm 63 vota për Presidente të Kosovës
Kuvendi i Kosovës votoi Feride Rushitin si Presidente të re të vendit. Por ajo mori vetëm 63 vota në raundin e parë nga 80 që nevojiteshin. 1 votë u konsiderua e pavlefshme. Opozita e bojkotoi seancën. Përballë saj garoi Hatixhe Hoxha, por ajo nuk mori asnjë votë.
Çështja pritet t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese pasi në sallë duhet të ishin 80 deputetë në raundin e parë. Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu lajëmroi se Kuvendi do të mblidhet sërish të martën.
Feride Rushiti është mjeke dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, e njohur për punën e saj në rehabilitimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe mbështetjen e grupeve të cenueshme. Ajo është themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), një organizatë që ofron shërbime mjekësore, psikologjike dhe ligjore për të mbijetuarit e traumës.