Lidhje


Kryeparlamentarja Haxhiu shtyn në orën 14:00 seancën për presidentin: Po presim deputetët e opozitës

 

Është shtyrë për në orën 14:00 seanca për zgjedhjen e presidentit. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e shtyu seancën me arsyetimin se po i pret deputetët e opozitës, për çka tha se e kanë obligim pjesëmarrjen.

 

Në rast moszgjedhjeje të presidentit deri në mesnatë, Kosova do të përballet me zgjedhje të reja parlamentare. Një ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje propozoi dy kandidate për presidente: Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën.

 

Paraprakisht, kandidatët e seancës së 5 marsit, Konjufca dhe Mulhaxha u tërhoqën nga gara. Rushiti mori 63 vota në rundin e parë, ndërsa Hoxha asnjë votë. Partitë opozitare që bojkotuan mbledhjen, kritikuan pushtetin që ka nisur seancën pa praninë e 80 deputetëve, duke e cilësuar si shkelje kushtetuese. 

 

 

XS
SM
MD
LG