Lidhje


Dështmi për zgjedhjen e presidentit - Albin Kurti: Kosovës i duhet një opozitë e re!

 

Vetëm pak çaste para skadimit të afatit ligjor për zgjedhjen e Presidentit, i cili mund të sjellë edhe rënien e qeverisë “Kurti 3”, Kryeministri Albin Kurti ka lëshuar akuza të rënda drejt partive opozitare.

 

Në një deklaratë nga foltorja e Kuvendit, Kurti ka thënë se dështimi i deritanishëm për të siguruar kuorumin është një tentativë e qëllimshme për ta dërguar Kosovën sërish në zgjedhje të parakohshme, vetëm katër muaj pas procesit të fundit zgjedhor.

 

Ai tha se opozita nuk mban asnjë përgjegjësi për vendin, por do vetëm pushtet. “Ne do të jemi pranë popullit dhe duke i shërbyer me devotshmëri”, tha Kurti.

 

Ai shtoi se opozita refuzoi çdo ofertë për kompromis. Kryeministri Kurti tha se “vendi i duhet një opozitë e re”.

 

Më herët, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, në nisjen e seancës së orës 23:00 për zgjedhjen e presidentit ka thënë se edhe në minutat e fundit po presin nëse deputetët e opozitës do të hyjnë në sallë.

 

Opozita nuk mori pjesë në seanca dhe orari perfundimatar është në orën 00:00.

 

“Po presim nëse deputetët e opozitës do të vijnë, t’i lënë anash barrikadimet. Kjo është arsyeja pse në vazhdimësi kam bërë thirrje që deputetët e opozitës të vijnë këtu”, ka thënë Haxhiu.

 

Ajo tha se kanë mbetur edhe pak minuta para se vendi të shkojë sërish në zgjedhje..

 

Gjatë ditës së sotme, seanca nisi fillimisht në orën 10:00, por u shty tri herë radhazi (për në 14:00, 19:00 dhe së fundi në 23:00) me arsyetimin e pritjes së deputetëve të opozitës.

 

XS
SM
MD
LG