KQZ propozon 7 qershorin për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë
Wednesday, 29 April 2026 18:59
Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi është deklaruar pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Ai tha se janë të mendimit që data e zgjedhjeve të caktohet më 7 qershor.
“Për mendim tonin është 7 qershori, por prapë po them le t’i mbetet presidentes të zgjedh”, tha ai.