E FUNDIT/ 7 qershori - data e zgjedhjeve të reja në Kosovë
Thursday, 30 April 2026 19:54
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka caktuar 7 qershorin për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.
“Pas vlerësimit të afateve kushtetuese, nevojave organizative të KQZ-së dhe rëndësisë së pjesëmarrjes sa më të gjerë të qytetarëve në këtë proces, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës të mbahen më 7 qershor”, ka thënë ajo në konferencën për media.