Lidhje


U helmuan 56 studentë, AKU bllokon mensën e Akademisë së Sigurisë

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar mensën e Akademisë së Sigurisë, pas incidentit ku u helmuan 56 studentë. Analizat laboratorike konfirmuan se ambienti ku konsumohej ushqimi ishte jashtë çdo standardi higjienosanitar.

 

Ndonëse ushqimi sigurohet përmes shërbimit katering nga kompania “Sori Al”, kushtet e rënda në mensën e institucionit kanë çuar në vendosjen e shiritit bllokues.

 

Si pasojë e mungesës së kushteve për ushqim, burimet bëjnë me dije se kursantët do të dërgohen para kohe në praktikë jashtë ambienteve të Akademisë.

XS
SM
MD
LG