Gafa që detyroi Ramën të reagojë: Ferit Hoxha në qendër të furtunës politike
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në platformën X në lidhje me deklaratat e ministrit Hoxha mbi marrëveshjen me Italinë për emigrantët, që qarkulluan në medie ditën e sotme.
Rama shruan se është një citim mashtrues i raportuat nga një media pas intervistës me ministrin Hoxha. Por në fakt duket si një gafë e ministrit Ferit Hoxha, pas asaj që ai bëri në grupin në WhatsApp kundër shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Sa i përket marrëveshjes me Italinë për emigrantët, kryeministri shprehet se do të vazhdojë aq kohë sa do të dojë Italia.
“Për të gjithë gazetarët nga Italia dhe më gjerë, të cilët po kontaktojnë në lidhje me një citim mashtrues të raportuar nga një media pas një interviste me ministrin e Jashtëm shqiptar: më lejoni të përsëris, qartë dhe me shpresë njëherë e përgjithmonë, se Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar, për aq kohë sa Italia do ta dojë atë”, shkruan Rama.
Lidhur me këtë gafë të Ferit Hoxhës ka reaguar edhe deputeti i PD-së, Belind Këllici.
Prapë ti Ferit…?!
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha me arrogancën dhe supermacinë që pretendon se ka, ka bërë sot një tjetër gafë për të cilën është detyruar të japë shpjegime më pas!
Kur një kryediplomat sqarohet një herë në javë për gjërat që bën e gjërat që thotë, ka një problem serioz.
I paska deklaruar një gazetari italian në Bruksel, se marrëveshja 5 vjeçare me Italinë për vendosjen e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri, nuk do të rinovohet. Një kurajo intelektuale kjo, për të kundërshtuar shefin e tij që është vasal dhe i përkulur kur i duhet të marrë mbështetje për karrigen e tij!
Nuk na ka lënë shumë kohë të mendojmë kështu Feriti, pasi shpejt është shpjeguar duke thënë se ja paskan nxjerrë këtë qëndrim jashtë kontekstit dhe se qenka më tepër një opinion i tij personal.
I njëjti Ministër i Jashtëm, 2 javë më parë ishte protagonist i një skandali që asnjë kryediplomat shqiptar deri më tani nuk e kishte bërë. Në një grup zyrtar komunikimi me ambasadorë dhe vartës të tij, i cilësoi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, si idiotë.
Në fillim e mohoi dhe si zakonisht, tashmë i konvertuar në rilindas të Edi Ramës bëri viktimën e një komploti.
Pastaj fshiu mesazhin. Pastaj tha se ishte gjë e parëndësishme. Më vonë, pohoi se komunikimi që duhet të kemi parasysh është ai në kanalet zyrtare të MPJ dhe jo ai që Feriti përdor me ambasadorët dhe vartësit.
Këto incidente dhe skandale, nuk janë spontane, as rastësi.
Janë pasojë e një fodullëku e mendjemadhësie tipike e bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, të cilët mendojnë se janë jo vetëm të pushtetshëm pa limit, por edhe mbi të tjerët intelektualisht. Dhe kur pastaj del e kundërta, kur tregojnë papërgjegjshmëri dhe mediokritet, e kanë gati justifikimin.
Të tjerët e kanë fajin, mundësisht opozita ose Saliu!
Nëse do të kishte bërë atë që do bënte çdo zyrtar me pak etikë dhe dinjitet, nëse do të kishte dhënë dorëheqjen me skandalin e fyerjes së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, nuk do të kishte ndodhur ky incidenti me shtypin italian.
Dhe ai i radhës në vijim…