Lidhje


Monika Kryemadhi: Jam e divorcuar dhe e papunë, mos më sulmoni mua dhe familjen time

TIRANË – Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale, ku deklaron se ka marrë mbështetjen e Shoqatës së Grave të Divorcuara të Tiranës, pas gjuhës denigruese dhe sulmeve ndaj saj.

Kryemadhi, e cila pak kohë më parë finalizoi divorcin me ish-presidentin Ilir Meta, u shpreh se nuk është më pjesë aktive e politikës dhe se nuk duhet të etiketohet më si “gruaja e një politikani”.

 

Në mesazhin e saj, ajo theksoi se dëshiron të jetojë e lirë dhe larg sulmeve publike ndaj saj dhe familjes.

“Të dashur miq, sapo mora një deklaratë mbështetëse nga Shoqata e Grave të Divorcuara të Tiranës, të cilat janë në një numër shumë të madh, mbi 45 mijë.

Ato janë shumë të shqetësuara për gjuhën denigruese dhe dhunuese që bëhet ndaj meje, sepse unë nuk jam as ministre, as kryeministre, as deputete dhe as grua politikani.

 

Unë jam një grua e divorcuar, jam e papunë dhe dua të jetoj jetën time të lirë dhe nuk lejoj askënd që të më bjerë në qafë mua dhe familjes time. I dua dhe i përshëndes të gjitha gratë e divorcuara. Stay strong”, shprehet Kryemadhi në videon e publikuar në rrjetet sociale.

XS
SM
MD
LG