Pas takimit me Mickoskin, VLEN garanton studentët e Jurisprudencës se povimi do jepet në gjuhen shqipe!
Partia VLEN ka deklaruar se çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe po shkon drejt zgjidhjes, duke akuzuar njëkohësisht pushtetin e kaluar se nuk e ka zgjidhur problemin për më shumë se dy dekada.
Reagimi u publikua në Facebook, pak minuta pas takimit të bashkëkryetarëve Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti me kryeministrin Hristijan Mickoski për të avancuar zgjidhjen lidhur me përdorimin e gjuhëve gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës.
Në postim, VLEN tha se çështjet e shqiptarëve nuk zgjidhen me “deklarata boshe” apo “improvizime politike”, por me punë konkrete institucionale dhe zgjidhje të qëndrueshme.
VLEN theksoi se, n”dryshe nga qeveritë e kaluara që sipas tyre e përdorën këtë çështje për propagandë politike, ata po veprojnë me përgjegjësi institucionale për garantimin e të drejtave të shqiptarëve në praktikë.
Vlen shtoi gjithashtu se arsimi, drejtësia dhe barazia gjuhësore janë themel i një shteti modern dhe se zgjidhjet për këtë çështje nuk do të jenë “gjysmake”, por të plota dhe afatgjata në interes të studentëve dhe qytetarëve.