A mundet ta kurojë feja këtë problem shkatërrues?/ Vlorë: Rritet numri i personave me sëmundje mendore! Psikiatri: Ka edhe 18-vjeçarë
34 persona me probleme të shëndetit mendor marrim mjekim ambulator në qendrën komunitare të Vlorës, ndërsa 135 pacientë janë të shtruar aktualisht në Spitalin Psikiatrik. Ky numër është më i lartë, se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, thotë mjeku psikiatër i qendrës komunitare, Stiljano Lepuri. “Nëse bëjmë një krahasim të muajve të parë të 2023-shit me muajt e parë të 2024, verejme shtim të vizitave ambulatore në qendrën komunitare. Pacientet janë diagnostikuar me ankth, çrregullimet e humorit dhe psikoza të tjera
Mosha më e prekur është 30- 55 vjeç ata që vijnë më shpesh, por shtrirja është dhe më tej, si p.sh. mosha 18 vjeç”.
Duke marrë shkas nga rasti i dhunës, ku një i ri i paidentifikuar goditi të moshuarin në Bulevardin e Skelës, mjeku tha se mund të jetë përdorues droge.“Nuk e njoh këtë person. Por duke parë videon, mendoj se mund të jetë përdorues i lëndëve narkotike. Zakonisht njerëzit që janë me probleme të shëndetit mendor nuk kanë rrezikshmëri nëse janë të kuruar, nuk e kanë atë rrezikshmëri që kanë përdoruesit e drogës. Personat që vuajnë nga shëndeti mendor dhe që janë me mjekim nuk shfaqin këtë lloj impulsiviteti”.
Personat që shfaqin shqetësime duhet të paraqiten fillimisht tek mjeku i familjes, ku përmes një rekomandimi kryejnë vizitën tek mjeku psikiatër. Diagnozat e lehta trajtohen në qendrën komunitare, ndërsa ata në gjendje të rënduar shtrohen në Spitalin Psikiatrik të Vlorës.
“Pjesën më të madhe të rasteve të reja, pra persona që kartelizohen për herë të parë e përbëjnë personat me diagnozën e ankthit, që është shumë e përhapur, më pas diagnoza më të rëndë, si psikoza dhe çrregullim humori”, u shpreh ai.
Moshat e reja janë më prekura nga sëmundjet mendore, njëherësh dhe përdoruesit e lëndëve narkotike.“Sidomos tek moshat e reja, vihet re një numër i rritur i personave që përdorin substance dhe shfaqin probleme si deluzione, halucinacione, etc. Ne merremi me kurimin e problemeve të shëndetit mendor dhe me pas i ndjek mjeku toksikolog. /Shqiptarja.com