Lidhje


Çfarë do të jetë Shqipëria e së nesërmes?/Bie numri i lindjeve në Lezhë, mjekja: Gratë afgane lindin më shumë fëmijë se shqiptaret

Numri i lindjeve në Lezhë çdo vit ka shënuar rënie. Faktorët kryesorë janë emigrimi dhe planifikimi familjar. Por në Lezhe vihet re dhe një fenomen tjetër, rritja e lindshmërisë nga çiftet afgane që janë vendosur në bregdetin e Shëngjinit prej 3 vitesh.Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Lezhë, numri i lindjeve ka pësuar rënie. Sipas të dhënave zyrtare përgjatë viti 2023 kanë ardhur në jetë 111 foshnje më pak se viti paraardhës.Mjekja gjinekologe Luljeta Delishi rendit disa prej shkaqeve të kësaj situate, ku kryesorja është tkurrja e popullsisë dhe planifikimi familjar.

 

“Për vitin 2023 totali ka qenë 880 lindje. Në krahasim me 2022 kemi ulje me 111 lindje”, tha Delishi./Shqiptarja. com

XS
SM
MD
LG