Lidhje


AKU njofton tërheqjen nga tregu të biskotave gjermane “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur”: Tejkalim i nivelit të mykotoksinave

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton tërheqjen nga tregu të produktit “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur” të cilat shiten në supermarketet “Rossmann&Lala”.

 

Tërheqja është bërë me kërkesë të kompanisë “Dirk Rossmann GmbH” në Gjermani dhe është marrë nga subjekti “Rossmann & Lala” në Shqipëri si masë parandaluese, pas dyshimeve për tejkalim të nivelit të lejuar të mykotoksinave.

Sipas njoftimit, produkti është tërhequr nga të gjitha pikat e shitjes, pa dallim lote apo date skadence.

XS
SM
MD
LG