Studentët shqiptarë në RMV, peticion kundër largimit të ambasadorit Denion Meidani
Saturday, 23 May 2026 14:49
Studentë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë dorëzuar sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë një peticion me mbi 1900 firma, duke kërkuar që të mos largohet ambasadori shqiptar Denion Meidani.
Meidani nuk do të vijojë më detyrën si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, duke e përmbyllur para kohe mandatin e tij në Shkup.
Arsyeja e këtij zhvillimi lidhet me pakënaqësi të shprehura nga koalicioni VLEN dhe VMRO-DPMNE ndaj qëndrimeve të diplomatit shqiptar në debatet politike në vend, veçanërisht për çështje që lidhen me të drejtat e shqiptarëve, përfshirë protestën e studentëve për përdorimin e gjuhës shqipe.