Baza me armatime në Vlorë, i arrestuari me 2 emra, anëtar i një grupi kriminal! Armët dyshohet të jenë përdorur në 2 ngjarje
Report Tv ka siguruar foton e Albano (Luçiano) Durajt, personit që u arrestua ditën e sotme nga policia e Vlorës për bazën e armatimeve të zbuluara në Babicë. Dyshohet se i riu me 2 emra, që ruante bazën e armatimeve, është pjesëtar i një grupi kriminal. Në konferencën për shtyp Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Drejtues Ermal Muçaj, tha se dyshohet se armët e zbuluara, të jenë përdorur në 2 ngjarje kriminale të ndodhura koha më parë në qytetin bregdetar.
"Jam sot ketu, për t’ju përcjellë rezultatet e operacionit policor të koduar “Knock Out 6”, i cili është zhvilluar në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Sundimi I Ligjit”, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të mundshme me pasoja të rënda kriminale.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë me mbështetjen e Forcave Speciale “Renea , janë përfshirë në veprime të thelluara hetimore dhe operacionale, për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve kriminale, dokumentimin e aktivitetit të grupeve kriminale, identifikimin e anëtarëve të tyre dhe vënien përpara drejtësisë.
Falë informacioneve të siguruara dhe të vërtetuara në rrugë operative, per subjektin Luciano Deraj alias Albano Deraj, banues në Babic te madhe Vlore ,nen hetim nga ana jone per kryerjen e dy veprave te renda kriminale ndodhur disa kohe me pare ne Vlore, i cili posedonte një arsenal armësh, municonesh luftarake dhe lëndë shpërthyese, per llogari te tij dhe personave te trete anetare te nje grupi kriminal ne qytetin e Vlores te cilit i atribuohen disa ngjarje kriminale.", tha ai./Shqiptarja. com