Lidhje


DOKUMENTI/ Ministria hap derën për transgjinorët në QSUT - Ndizet përplasja për familjen

 

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar një udhëzues klinik për trajtimin hormonal të personave transgjinorë në QSUT “Nënë Tereza”, duke e futur këtë procedurë në kuadrin zyrtar të sistemit publik shëndetësor.

 

Dokumenti, me Urdhrin nr. 304, datë 28.04.2026, parashikon edhe përdorimin e fletës së pëlqimit të informuar, por lë të hapura disa pyetje të mëdha publike: kush përfiton nga ky trajtim, a përfshihen të miturit, a mbulohet nga fondet publike dhe kush mban përgjegjësi për pasojat afatgjata?

 

Vendimi pritet të kundërshtohet fort nga qytetarë, familje dhe komunitete që e shohin përhapjen e axhendave LGBTQ dhe transgjinore si ndërhyrje të rrezikshme në themelet e familjes, edukimit moral dhe mbrojtjes së brezit të ri.

 

 

Kritikët kërkojnë transparencë të plotë nga Ministria, pasi një protokoll i tillë nuk mund të trajtohet thjesht si çështje teknike mjekësore. Ai prek drejtpërdrejt raportin mes shtetit, familjes, fëmijëve, etikës dhe përdorimit të parave publike për politika që për shumë qytetarë bien ndesh me vlerat themelore të shoqërisë.

 

Në thelb, ky dokument nuk është vetëm një urdhër administrativ por një vendim që hap një front të ri debati mbi drejtimin moral, social dhe institucional që po merr Shqipëria.

XS
SM
MD
LG