Lidhje


2 vite burg për Fredi Belerin, reagon Pirro Dhima: Do luftojmë për të drejtat e pakicës greke nga regjimi i Ramës!

Ish-peshëngritësi Pirro Dhima, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës për të dënuar me 2 vite burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Në një postim në Insta, Dhima shkruan se Beleri u dënua në një gjyq simulues, pa prova, pa dëshmitarë dhe pa komunikim me avokatin e tij.  Ai shprehet se regjimi i Ramës konfirmoi edhe një herë se shteti ligjor nuk ekziston në Shqipëri.   Dhima shton më tej se do të vazhdojë luftën për të mbrojtur të drejtat e pakicës kombëtare greke derisa të vendoset shteti i së drejtës. 

 

Postimi i peshëngritësit, Pirro Dhima:

 

Vendimi i paravendosur dhe i padrejtë i dënimit ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit nga regjimi i Ramës na solli në kohë që duam t'i harronim.

 

Një gjyq simulues, pa prova, pa dëshmitarë, pa komunikim me avokatin e tyre.

 

Shkelja e himariotëve ishte se ne e zgjodhëm kryetar bashkie, gjë që bie ndesh me planet e Edi Ramës. Bashkia e Himarës pret prej 9 muajsh për betimin e kryetarit të saj Fredi Belerit, ndërsa regjimi i Ramës konfirmoi edhe një herë se shteti ligjor nuk ekziston në Shqipëri.

 

Shkelja e të drejtave të njeriut, parimet e shtetit ligjor personifikohen në dënimin provokues të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit dhe Panteli Kokaveshit.

 

Është detyrë e të gjithëve ne të qëndrojmë pranë popullit tonë derisa e vërteta të shkëlqejë. Uroj dhe shpresoj që ky vendim të shkojë në Gjykatën e Apelit që drejtësia dhe e vërteta të rikthehen.

 

Ne do të vazhdojmë luftën tonë të drejtë me më shumë energji për të mbrojtur të drejtat e pakicës kombëtare greke derisa të vendoset shteti i së drejtës dhe të rivendosen të drejtat tona njerëzore.

 

Ne jemi të vendosur të vazhdojmë luftën tonë dhe nuk kemi frikë./Nga gazetatema

XS
SM
MD
LG