Lidhje


Salianji në Tiranë: PD nuk mund të jetë pronë e një njeriu

 

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji zhvilloi një ditë para Kuvendit Kombëtar një takim në Tiranë me mbështetës të tij. Ai theksoi se PD nuk mund të jetë pronë e një individi për interesa personale.

 

“PD ka humbur shumë beteja gjatë këtyre viteve, por humbja më e madhe ka qenë largimi nga standardet që bënë PD forcën më të madhe në këtë vend.

 

Sot shumë demokratë janë përjashtuar jo vetëm nga vendimmarrja por edhe nga e drejta për të dhënë kontribut. Shumë profesionistë nuk e gjejnë derën e hapur. Demokracia është garë, debat, përballje me premtimet e dhëna dhe të pambajtura dhe çdo demokrat të ketë mundësi të zgjedhje atë që mendon se e bën PD fituese.

 

Ne do vazhdojmë pa ndalur deri sa ta përmirësojmë PD. Nuk mund të pranojmë përjashtimin e demokratëve që përballen me regjimin. Neni “Basha”, ndalon kandidimin e kryetarit që humb zgjedhjet”, tha ai.

 

Salianji u shpreh se demokracia është garë dhe nuk do të ndalet deri sa të përmirësojë PD-në.

XS
SM
MD
LG