Vehap Kola shpërthen kundër Ministrisë: “Terapia hormonale për 14-vjeçarët, sulm ndaj familjes dhe prindërve”
Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për të miratuar terapinë hormonale për të miturit 14-vjeç e lart zyrtarizon praktikën që ndiqet prej kohësh në terren.
Shumë fëmijë marrin në farmaci terapi hormonale pa rekomandim nga mjeku dhe pa miratim nga prindërit. Jo vetëm kokrra, por edhe injeksione.
Nëpër shkollat publike lloj-lloj misionarësh të tranagjinorizmit & co, me firmën e Ministrisë së Arsimit dhe DAR-ve, indoktrinojnë fëmijët me prapësi të paimagjinueshme, nën petkun e të drejtave të tyre.
Prindërit nuk dinë se ç’ndodh me fëmijët në shkollë. Nuk dinte as Elon Musk derisa i sollpn çertifikatën e ish-djalit që tani ishte bërë vajzë dhe kishte ndryshuar tërësisht identitet.
Sepse kjo axhendë përfshin lobistë, politikanë, aktivistë dhe mësues. Histori të tmerrshme të transgjinorizimit të mijëra fëmijëve në ShBA e Europë kanë treguar se mësuesit militantë komplotojnë ndaj prindërve dhe i shërbejnë një axhende ekstrakurrikulare në mënyrë të pabesë.
Përfytyroni nëse një mësues do t’i indoktrinonte fëmijët tuaj me ideologji apo fe pa aprovimin tuaj? Është e mundur plotësisht. Kështu po ndodh edhe me transgjinorizimin. Dhe kështu do të ndodhë edhe në Shqipëri.
Nuk po flasim më për një qeveri të korruptuar, por për një sistem satanik të sundimit, troshitjes dhe skllavërimit të shqiptarëve. Me këtë sistem, nuk negociohet.