Lidhje


Gerald Biba i “Major Security” që dhunoi protestuesin në Zvërnec, ish-truproja i Noizyt

Personi që shihni në foto është Gerald Biba, punonjësi i kompanisë private të sigurisë "Major Security", i cili ditën e djeshme dhunoi një qytetar në Zvërnec, që po protestonte kundër ndërtimit të resortit.

 

 Biba është punonjës i kompanisë private “Major Security”, e kontraktuar nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, e cila po ndërton resortin në zonën e mbrojtur në Vlorë.

 

Sipas pamjeve të bëra virale në rrjet, Biba dyshohet se ka goditur me grushte dhe ka tërhequr zvarrë një protestues. Lidhur me ngjarjen policia njoftoi ditën e sotme se ka arrestuar Bibën, pasi akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

 

Po ashtu, ai njihet edhe si ish-truproja e reperit Noizy. Emri i tij është bërë menjëherë objekt diskutimi në rrjetet sociale për shkak të profilit të njohur publik.

XS
SM
MD
LG