Lidhje


Ndërron jetë Rexhep Meta, babai i Ilir Metës

 

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare Rexhep Meta, babai i ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

 

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të martën në fshatin e lindjes së të ndjerit, Çepan, në Skrapar, ndërsa homazhet pritet të mbahen në Tiranë.

 

Sipas burimeve, Ilir Meta ka paraqitur kërkesë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit. Po sipas të njëjtave burime, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka miratuar kërkesën, ndërsa Drejtoria e Burgjeve po harton planin e masave për shoqërimin e tij drejt ceremonisë.


Lajmi është konfirmuar edhe nga ish-bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi, e cila gjatë kohës që po paraqitej në SPAK është shprehur: “Ka vdekur babai i Ilirit”.

XS
SM
MD
LG