Lidhje


Gjykata e Vlorës lë në burg rojën private që dhunoi protestuesin në Zvërnec

 

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Gerald Bibën, i cili akuzohet për dhunimin e një protestuesi gjatë protestës së zhvilluar 2 ditë më parë në zonën e Zvërnecit.

 

Pas shqyrtimit të materialeve hetimore dhe dëgjimit të palëve, gjykata vendosi që i dyshuari të qëndrojë në paraburgim deri në vijimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

 

Ngjarja ndodhi gjatë protestës së organizuar nga banorë dhe

 

aktivistë kundër projektit që po zhvillohet në zonën e Zvërnecit, ku pati tensione mes protestuesve dhe personave të angazhuar për sigurinë e projektit.

 

Videoja e incidentit u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të shumta.

XS
SM
MD
LG