“Janë 93 familje në gjyqe”, gazetarja Çela flet për tokën e Zvërnecit: 89 ha janë regjistruar në emër të një varrmihësi
Lindita Çela, gazetare investigative, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tregoi kalvarin e banorëve të Zvërnecit me njohjen e pronësisë së trojeve që i kanë patur prej trashëgimisë dhe ligjit 7501. Sipas saj 93 familje janë ende në procese gjyqësore, ndërsa një sipërfaqe prej 89 hektarësh është regjistruar si pronë shtet në emër të një varrmihësi, që deklaron se nuk ka dijeni për këtë pronë.
"Kur erdhi Rama në qeveri në 2013 beteja e parë ishte transparencë në pronësinë e tokës. Ka patur 15 ndryshime ligjore për çështjet e pronësisë, plus ligjin për investimet strategjike.
Banorët e Zvërnecit kanë prona për shkak të trashëgimisë, ose prej ligjit 7501, kanë paguar taksat dhe janë 93 familje që janë në procese gjyqësore.
Banorët kur shkuan t’i regjistrojnë shohin se është dhënë një vendim i gjykatës në dhjetor 2003. Dosja ishte ashiqare e manipuluar.
Ka banorë që janë në gjyq për shkak të trashëgimisë dhe janë çështje në Gjykatën e Lartë.
Ka një vendim për regjistrimin e një prone për të regjistruar një sipërfaqe prej 89 hektarësh të regjistrohet në pronë shtet. Kjo sipërfaqe që ishte në emër të një varrmihësi, që deklaron për prokurorët se nuk kishte dijeni, se nuk kishte aplikuar.”- tha Çela.