“Al Jazeera”: Shqiptarët në protestë kundër projektit të Kushner
Wednesday, 03 June 2026 15:48
“Shqiptarët protestojnë kundër planit të Kushnerit për resortin luksoz në Ishullin e Sazanit” – është titulli që rrjeti prestigjioz i lajmeve “Al Jazeera” ka bërë për atë që po ndodh ditët e fundit në Shqipëri.
“Qindra njerëz janë tubuar në Shqipëri kundër planeve të një firme investimi të lidhur me Jared Kushnerin për të zhvilluar Ishullin e Sazanit të Shqipërisë dhe pjesë të një parku kombëtar të mbrojtur në një resort luksoz bregdetar” – thuhet në shkrim.
Sipas “Al Jazeera” zemërimi u nxit nga komentet e gruas së Kushnerit, Ivanka Trump, e cila e përshkroi Sazanin si një "ishull privat" që ata "zbuluan".