Lidhje


Perfaqësuesi i muslimanëve të Elbasanit, ngre zerin për shperfillje nga Bashkia.

Arben Ramkaj, përfaqsuesi i muslimanëve të Elbasanit në Keshillin e Pergjithshem te KMSH, ka ngritur zerin ndaj Bashkisë së Elbasanit për shperfillje nga kjo Bashki në lidhje me dekorimet festive të qytetit për muajin e Ramazanit.

 

Ne një postim në Facebook ai ka shkruar:


“Festa e Ditës së Verës në Elbasan nuk zvogëlon aspak rëndësinë e pritjes së muajit të shenjtë të Ramazanit nga besimtarët myslimanë të Elbasanit. Është e kuptueshme që bashkia investon në organizimin e kësaj feste , por është e rëndësishme që të mos neglizhohet nevoja për të mbështetur dhe vlerësuar periudhën e sakrificës që besimtarët myslimanë ndërmarrin gjatë Ramazanit.

 

Investimi i bashkisë për Ditën e Verës tregon një përkushtim ndaj traditave dhe kulturës lokale, por duhet të ketë një balancë dhe një përpjekje serioze për të investuar në aktivitete dhe infrastrukturë që mbështesin dhe pasurojnë jetën fetare të qytetarëve të Elbasanit, ashtu siç bëjnë bashkitë e tjera në Shqipëri. Kjo do të tregonte një respekt dhe mirëkuptim më të thellë për diversitetin dhe nevojat e të gjithë anëtarëve të komunitetit. “

 

Shperfillja dhe diskriminimi ndaj festave te muslimanëve ndodh rregullisht nga institucionet shtetërore dhe shumë nga mediat publike, në vendin tonë. Vitin e shkuar Bashkia e Tiranës, beri dekorimin e qytetit vetëm pasi nje intelektuale akstiviste muslimane Brixhida Muça organizoi nje peticion për këtë.

XS
SM
MD
LG