Lidhje


Në të njëjtin orar në Vlorë, protesta për Zvërnecin, tubimi i PD-së dhe takim i PS-së me Ramën

 

Këtë të premte në Vlorë janë parashikuar tre aktivitete të ndryshme politike dhe qytetare, që pritet të zhvillohen pothuajse në të njëjtin orar në qytet.

 

Së pari, shoqëria civile dhe qytetarë të ndryshëm kanë njoftuar një protestë rreth orës 18:00 për Zvërnecin.

 

Në të njëjtin orar, në orën 18:00, Partia Demokratike ka paralajmëruar një protestë përpara sheshit të Bashkisë së Vlorës, me moton “Vlora ngrihet për të drejtat e saj”.

 

Ndërkohë, Partia Socialiste do të organizojë një takim në Sheshin e Flamurit në orën 18:30, me pjesëmarrjen e anëtarëve dhe mbështetësve të saj, në kuadër të turit për 35-vjetorin e e PS-së, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

XS
SM
MD
LG