Lidhje


I.zraeli godet një kompani petrokimike në Iran, raportohen dëme materiale

Një sulm ajror izraelit shënjestroi sot një kompani petrokimike në Mahshahr të Iranit, duke shkaktuar dëme të pjesshme në kompleksin industrial, thanë zyrtarët iranianë.

 

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, zëvendës guvernatori për çështjet e sigurisë në provincën e Khuzestanit, Valiollah Hajati u tha gazetarëve se "Pak minuta më parë, kompania petrokimike 'Karun Mahshahr' u sulmua nga armiku sionist dhe një pjesë e këtij kompleksi industrial u dëmtua si pasojë e predhave që e goditën atë".

 

Sipas tij, nga sulmi ajror nuk raportohet për viktima apo të plagosur.

 

"Detaje të mëtejshme rreth shkallës së dëmeve si dhe viktimave të mundshme do të njoftohen", shtoi Hajati.

XS
SM
MD
LG