Lidhje


Rama tallet keqazi me Mustafa Nanon: Me erdhi në zyrë, u shtri në kolltuk dhe tha ‘dua të shkoj ambasador’

Kryeministri Edi Rama nga Elbasani është shprehur kritik, duke akuzuar protestues, qytetarë, blogerë e gazetarë. Ky reagim i tij vjen pas protestave që janë zhvilluar prej disa ditësh në Tiranë dhe jo vetëm.

 

Një akuzë Rama e pati edhe për Mustafa Nanon, pasi ky i fundit u shpreh dje se kryeministri duhet të mendojë largimin nga detyra.

 

“Ne nuk jemi tradhtarë, na tregojnë këta korrupsionin, blogerë që nuk lënë para pa mbledhur duke treguar të gjitha anët e trupit që unë i ka treguar pa lekë kur isha i ri. Dhe një euro taksë nuk paguajnë ata. Na tregojnë ne tradhtarët disa analistë e gazetarë që paguhen me lek në dorë. Vijnë këtej dhe u qajnë hallit flamengove… Moral nga Mustafa Nano që erdhi në zyrën time u shtri në kolltuk dhe tha nuk kam fuqi të merrem me këtë vend, dua të shkoj ambasador”, tha ai.

 

 

XS
SM
MD
LG