Lidhje


Bernie Sanders mbështet protestat në Shqipëri kundër resortit të Zvërnecit

 

Senatori amerikan Bernie Sanders ka shprehur mbështetje për protestat kundër projektit turistik të lidhur me Xhared Kushner në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një shembull të “oligarkisë globale”.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Sanders shkroi:

 

“Në Shqipërinë e vogël, mbi njëqind mijë njerëz kanë dalë në rrugë kundër një resorti luksoz me pasoja katastrofike për mjedisin, i planifikuar nga dhëndri i Trampit, Xhared Kushner, dhe partnerët e tij miliarderë nga Katari. Kështu duket oligarkia globale — dhe njerëzit po i thonë JO”.

 

Deklarata përbën mbështetje më të rëndësishme ndërkombëtare që kanë marrë deri tani protestat kundër projektit në Zvërnec.

 

Sanders, një nga figurat më të njohura të së majtës amerikane, e përdori rastin e Shqipërisë për të ilustruar atë që ai e quan ndikimin e tepruar të miliarderëve dhe elitave ekonomike mbi vendimmarrjen politike.

 

Kjo është hera e parë që një politikan i profilit të Sanders e vendos publikisht çështjen e Zvërnecit në kontekstin e debatit global mbi pushtetin e miliarderëve dhe ndikimin e tyre në politikë.

XS
SM
MD
LG