Lidhje


Mbahet sot protesta e 14-të kundër qeverisë, mijëra qytetarët vijojnë kërkesën për largimin e kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

 

Për të 14-n ditë radhazi, qytetarët do të mblidhen sot në protestë kundër qeverisë, me kërkesën kryesore që vijon të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, organizatorët kanë njoftuar vazhdimin e protestave edhe këtë të shtunë, duke ftuar qytetarët të mblidhen në orën 18:00.

 

Përmes thirrjeve publike, organizatorët kanë apeluar për pjesëmarrje sa më të gjerë, duke u kërkuar shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit të bashkohen në tubimin që do të nisë në sheshin “Skënderbej” dhe do të vijojë më pas drejt Kryeministrisë.

 

Gjatë protestave të fundit janë dëgjuar vazhdimisht thirrje kundër qeverisë, mes të cilave “Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëri e re” dhe “Revolucion”, duke reflektuar pakënaqësitë e protestuesve dhe kërkesat e tyre për ndryshim politik.

XS
SM
MD
LG