Burri i Elisa Spiropalit bën karshillëk me Roleks 12 mij euro, ndërkohë shqiptarët janë në protestë për bukën e gojës
Ndërsa shqiptarët protestojnë për bukën e gojës, në rrjetet sociale shfaqet një tjetër Shqipëri. Ajo e Rolex-ëve mbi 12 mijë euro, e njerëzve pranë pushtetit që duket se nuk e ndiejnë as krizën, as çmimet, as hallet që nxjerrin qytetarët në rrugë.
Në fotot e publikuara, Salarjon Totaj, bashkëshorti i Elisa Spiropalit, shihet me një Rolex Datejust 41 me vlerë rreth 1.224.500 lekë. Një shumë që për shumicën e shqiptarëve përfaqëson vite të tëra pune, kursime dhe sakrifica.
Dhe pikërisht këtu nis revolta e qytetarëve. Jo te ora në vetvete, por te simbolika e saj. Sepse ndërsa një pjesë e vendit proteston për çmimet e ushqimeve, faturat dhe mbijetesën, një pjesë tjetër duket se jeton në një realitet ku 12 mijë euro varen në dorë si aksesor i zakonshëm.
Në fund, Rolex-i mund të jetë thjesht një orë. Por për shumë shqiptarë, ai është fotografia perfekte e hendekut mes pushtetit dhe njerëzve të zakonshëm.
Mesazhi i qytetarit:
“Joq po si s’kanë turp që i vënë këto ora e populli mezi nxjerr muajin. Mirë që i kanë, po mos t’i postojnë.”/JOQ